Breaking News

Leo Messi apo Cristiano Ronaldo? Ky votohet si lojtari më i mirë i të gjithë kohëve (FOTO)

5 “Topa të Artë”, 5 “Këpuca të Arta”, 9 tituj të La Ligas, katër të Champions League, çmimi G.O.A.T shkon për Lionel Messin.

Pas një kohe shumë të gjate dhe diskutimeve të shumta, tashmë pyetja “kush është më i miri në histori?” ka përgjigje.
Sulmuesi i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi, është votuar si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, duke mposhtur Cristiano Ronaldon, Pelen dhe Diego Maradonan për titullin prestigjioz.
Kështu vendosën tifozët anembanë botës në anketën e “SPORTbible”, ku morën pjesë 26,104 njerëz.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mori 44% të votave. Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, u rendit i dyti me 36%, kurse Pele dhe Diego Maradona u renditen në vendin e tretë dhe të katërt me 15% dhe 5% të votave.


Tap icon by Icons8

No comments