Jose Mourinho flet për herë të parë për problemet e tij me Pogban
Trajneri portugez, Jose Mourinho ka folur për herë të parë për konfliktet me Paul Pogba, duke treguar pse nuk ka arritur të nxjerrë më të mirën nga 26-vjeçari.
“Unë mendoj se gjërat janë vendimtare dhe unë jam duke menduar për të gjitha këto gjëra në dy muajt e fundit që jam i papunë”, ka thënë Jose Mourinho.
“Ju gjithmonë përpiqeni të gjeni zgjidhje për problemet, ka një problem që unë nuk kam mundur t’i jap zgjidhje e cila është se kur lojtari luan, ai e pëlqen trajnerin, kur nuk luan, nuk e pëlqen trajnerin”.
“Kjo është diçka themelore që ju përpiqeni ta kontrolloni, por kjo është natyra e të punuarit, dhe ajo natyrë nuk ndryshohet”.
“Kur luajnë lojtarët, janë zgjedhja e parë, ata ju pëlqejnë shumë, nëse nuk luajnë, nuk ju pëlqejnë. Kjo është një gjë që nuk mund ta ndryshoni”, përfundoi Mourinho.

No comments