Breaking News

Trajneri i PSG thur elozhe për yllin e Manchester United


Trajneri i PSG, Thomas Tuchel ka lavdëruar tej mase mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba. 

“Paul është talent i jashtëzakonshëm me shumë aftësi. Ai është lojtar kyç. Ai është i fuqishëm me topin, dhe shumë rrallë e humb posedimin, është i fortë në situatat 1 kundër 1 dhe mund të bëjë diferencën në shumë situata. Ai është një lider dhe luan si i tillë” ka thënë Tuchel për Pogba.
“Ai është shumë i rrezikshëm në sulm, krahas Martial – Ata janë shumë të rrezikshëm në partneritet. Pogba është i rrezikshëm edhe nga jashtë zonës”, deklaroi Tuchel.
Tap icon by Icons8

No comments