Breaking News

Solskjaer: Martial është "Ronaldo i Ri" i Manchester United

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka lavdëruar tej mase futbollsitin francez, Anthony Martial.

Solskjaer, që e njeh shumë mirë Cristiano Ronaldon, pasi kanë luajtur së bashku në epokën e artë të Manchester Unitedit, beson se Martiali po shkon drejt rrugëve të portugezit.
“Unë jam këtu për të ndihmuar lojtarët, sidomos të rinjtë. Do t’i shoh me kujdes deri në fund të këtij sezoni dhe më pas do të vendosim”, tha fillimisht Solskjaer.
“Me Martialin kam folur gjatë dhe arritëm rinovimin. Bashkë kemi folur për Cristiano Ronaldon, se çfarë ka bërë portugezi te Unitedi dhe mendoj se Martial duhet të frymëzohet dhe t’i ngjajë atij. Ta ketë si model, pasi mund të bëhet si ai në të ardhmen”.
“Anthony është një sulmues që di të finalizojë aksionin. I duhet vetëm të krijojë vetë disa raste, pasi ka kapacitetin që të realizojë 20 gola në sezon. I them se duhet të ketë më shumë intuitë para portës”, përfundoi Solskajer
Tap icon by Icons8

No comments