Breaking News

Paulo Dybala afër largimit nga Juventusit, dy gjigandët anglezë duan shërbimet e sulmuesit argjentinas


Paulo Dybala me shumë mundësi do të një ndër sakrificat e mëdha që do të bëjë Juventusi në merkaton e verës.
Argjentinasi po kërkohet me ngulm nga Reali i Madridit që do të fusë në tratativa dhe Iskon, siç ka raportuar “Don Balon”.
Media angleze “The Sun”, me një artikull ditën e sotme ka trazuar “disi” ujërat përsa i përket argjentinasit. Manchester Unite dhe Chelsea duket se janë gati të ofrojnë po aq sa Reali për ta bërë lojtarin pjesë të tyren. Ndërkaq edhe Liverpooli mund të futet në lojë duke qenë se bardhezinjtë kanë shprehur interes të madh për Mohamed Salah.
Asgjë deri tani nuk është zyrtare, thjesht janë lajme të mediave të ndryshme, por fakti që ka kaq shumë aludime për të ardhmen e Dybalas, bën që ai të mendohet larg Juventust.
Tap icon by Icons8

No comments