Breaking News

Babai i Simeones "qorton" të birin për festimin kundër Juventusit

Babai i Diego Simeone ka qortuar të birin e tij për gjestin e pahijshëm të bërë në ndeshjen që Atletico Madrid mposhti 2-0 Juventusin.
Diego Simeone, te goli i epërsisë i shënuar nga Gimenez, u drejtua nga tifozët e Atleticos, duke bërë një gjest jo fort të mirë.



Babai i tij, Carlos Simeone, ka mbetur i befasuar nga ai veprim, duke thënë se ato gjëra nuk ia ka mësuar të birit të tij.
“Unë nuk ia kam mësuar atë, nuk e di nga i erdhi”, ka deklaruar babai i tij.
“Më befasoi edhe mua sepse ishte gjest i panevojshëm. Shpresoj që nuk do ta sanksionojnë, sepse ai e bëri atë nga tifozët e tij”, përfundoi Carlos Simeone.
Tap icon by Icons8

No comments