Breaking News

​Zbulohet arsyeja pse Liverpooli refuzoi të transferonte Pulisicin

Liverpooli kishte qenë fillimisht në garë për transferimit e yllit të Dortmundit, Christian Pulisic, megjithatë klubi anglez kishin vendosur të mos e transferojnë amerikanin pasi që ai nuk ishte mjaftueshëm i mirë gjatë këtij sezoni për ta zënë një vend në formacionin e parë të Liverpoolit.

Dortmundi konfirmoi se Christian Pulisic do të transferohet në Chelsea për shumën e 64 milionë eurove. Ai do të mbetet në Dortmund deri në fund të këtij sezoni, në formë të huazimit, dhe do t’i bashkohet klubit londinez më 31 qershor.
Liverpooli ka qenë duke mbikëqyrur anësorin tash e një kohë të gjatë dhe ai pëlqehet shumë nga trajneri Jurgen Klopp. Klubi anglez kishte bërë ofertë prej 10 milionë eurosh kur ai ishte vetëm 17-vjeçar në vitin 2017.
Megjithatë, këtë sezon çmimi i tij u rrit shumë dhe Dortmundi kërkoi të paktën 64 milionë euro për shitjen e yllit të skuadrës dhe Liverpooli nuk ishte i gatshëm të paguante një shumë kaq të lartë për një lojtar që nuk do të zinte vend në formacionin e parë.
Megjithatë, ai nuk ka arritur ta sigurojë një vend në formacionin e parë të zgjedhur nga Lucien Favre, i cili ka arritur ta drejtojë skuadrën e tij drejt pozitës së parë në tabelën e Bundesligës, duke i qëndruar Bayernit gjashtë pikë larg.
Tap icon by Icons8

No comments