Breaking News

​Zbulohet arsyeja pse Liverpooli e bleu aq lirë Xherdan Shaqirin

Drejtori ekzekutiv i Stoke Cityt, Tony Scholes, ka zbuluar se Xherdan Shaqiri u transferua me çmim aq të ulët, 14,7 milionë euro, në Liverpool, për shkak të një klauzole në kontratën e tij që ia lejonte largimin nëse klubi binte nga Premierliga.

“Xherdan Shaqiri u largua gjatë verës për një shumë më të ulët se vlera e tij. Kjo gjë ndodhi për shkak timin, në fakt ndodhi për shkak të çmimit që paguam ne kur e blemë atë”, ka thënë Scholes në një intervistë për BBC.
“Njerëzit ishin habitur se ne kishim arritur ta transferojmë atë, për shkak se ai kishte luajtur në Bayern Munich dhe në Inter. Si mënyrë për ta bindur atë ne i thamë eja këtu dhe na u bashkohu. U detyruam ta vendosim në kontratën e tij një klauzolë që e lejonte largimin e tij në rast se binim nga liga”, deklaroi Tony.
Tap icon by Icons8

No comments