U shkarkua nga Manchester United, shikoni sa skuadra ka refuzuar Jose Mourinho
Edhe pse është shkarkuar nga Manchester United, Jose Mourinho duket se nuk ka humbur madhështinë e tij.
Portugezi ka bërë të ditur se ka refuzuar tri skuadra që kur u shkarkua nga Manchester United.
“Së pari, jam i lumtur me këto tri javë” ka thënë ish trajneri i Man Utd për “BeIN Sports”, transmeton lajmi.net.
“Jam i lumtur me këtë eksperiencë. Do të kem edhe eksperienca të tjera të cilat normalisht nuk mund t’i kem” ka thënë tutje portugezi.
“Lëvzija e radhës? Nuk e di. Varet. Do t’i analizoj gjërat, por kam refuzuar tri opsione deri më tani”, përfundoi strategu portugez.

No comments