Telashet për Liverpoolin nuk kanë fund, Alexander-Arnold do të mungojë një muaj
Liverpooli po zhvillon një sezon fantastik në Premier League dhe kryeson tabelën e klasifikimit me katër pikë nga Manchester City.
Por në një fazë shumë të rëndësishme të kampionatit, trajneri Jurgen Klopp ka marrë lajmin për lëndimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Trent Alexander-Arnold.
Talenti anglez do të qëndrojë jashtë fushave për katër javë, pas lëndimit në gju dhe nuk do të luajë në ndeshjet përballë, Crystal Palace, Leicester City, West Ham dhe Bournemouth.
Përveç Arnold, mungesa tjera në mbrojtjen e Liverpoolit, janë edhe Joe Gomez, Dejan Lovren dhe Joel Matip. /botaefutbollit/

No comments