Solari: Shpresoj se Bale do të kthehet shumë shpejtë
Santiago Solari ka konfirmuar se Gareht Bale ka pësuar lëndim në pulpën e këmbës së majtë në ndeshjen ndaj Villarrealit.
Mirëpo trajneri i madrilenëve shpreson se uellsiani nuk do të mungojë gjatë, pasi mbrëmë është raportuar se ai do të mungojë 10 deri në 15 ditë.
“Për momentin besojmë se lëndimi i Bale është i lehtë dhe sot ai do të bëjë disa testime tjera”, tha tekniku argjentinas.
“Do të kemi më shumë informacione për të. Shpresojmë që do të kthehet shpejt sepse është një lojtar shumë i rëndësishëm”, deklaroi Solari. /botaefutbollit/

No comments