Pësoi dëmtim të rëndë kundër Chelseat, ylli i Arsenalit humbet sezonin
Gjatë ndeshjes kundër Chelseat, mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin cili pësoi një dëmtim të rëndë dhe u detyrua të lë fushën.
Menjëherë pas ndeshjes ishte trajneri Unai Emery i cili ka thënë se situata nuk është aspak pozitive.
Gjuri i Bellerin është në gjendje aq të rëndë sa lojtari nuk ka mundur t’i nënshtrohet skanimeve.
Kështu spanjolli rrezikon që të mbetet jashtë fushave deri në fund të këtij sezoni, që do të ishte humbje e madhe për Arsenalin.

No comments