Në fund të sezonit do të përfundojë karrierën, shikoni çfarë thotë Iniesta për Petr Cech
Petr Cech konfirmoi se në fund të këtij sezoni ai do të përfundojë karrierën e tij si futbollist profesionist.
Por ish-lojtari i Barcelonës, Andres Iniesta në Twitter e ka lavdëruar tej mase portierin çek.
"Një nga portierët më të mirë në botë tërhiqet nga futbolli... Gjithmonë sfiduese dhe mirë për të luajtur kundër teje! Gjitha të mirat, @PetrCech!!", shkruan Iniesta në profilin e tij zyrtar Twitter.
Kujtojmë që Iniesta i shënoi gol Cech në gjysmëfinale në UEFA Champions League. /botaefutbollit/

No comments