Messi rikthehet në këtë datë në ekipin kombëtar të Argjentinës
Edhe pse Messi kishte planifikuar të rikthehej në Kombëtare për Kupën e Amerikës, fakti që ndeshja mes Venezuelës ka mundësi të zhvillohet në Barcelonë nënkupton se ai ka gjasa të zbresë në fushë për Argjentinën para verës.
Hera e fundit që numri 10 luajti për vendin e tij ishte 30 qershori 2018, kur u eliminua nga Kupa e Botës pas humbjes 4-3 ndaj Francës. Aty Messi vendosi të pushojë për kohë të pacaktuar. /botaefutbollit/

No comments