Mbappe kryseon renditjen, këta janë lojtarët më të shtrenjtë për momentin në botën e futbollit (FOTO)
Sipas një studim i kryer nga CIES, sulmuesi i Paris Saint-Germainit dhe Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe është vlerësuar si lojtari më i shtrenjtë në futboll .
Çmimi i Mbappes vlerësohet të jetë rreth 218.5 milionë euro, 18.2 milionë euro më shumë se sulmuesi i Tottenhamit dhe Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, i cili pozicionohet në vendin e dytë.
Neymar Jr radhitet i treti në tabelën e publikuar nga Hulumtuesit e Futbollit në CIES. Braziliani vlerësohet me vlerën e 197.1 milionë euro, ndërsa Raheem Sterling dhe Mohamed Salah e kompletojnë top pesëshen.
Lionel Messi i Barcelonës radhitet në vendin e shtatë në këtë renditje, pasi kap vlerën e 171.9 milionë euro, ndërsa Cristiano Ronaldo i Juventusit pozicionohet në vendin e 19-të, me vlerë prej 127.2 milionë eurosh. /botaefutbollit/


No comments