Breaking News

Legjenda e Chelseat: Dua që Hudson-Odoi të qëndroj në Londër


Callum Hudson-Odoi është një nga talentët që po spikatë dhe po çmend klubet e tjera evropiane. 

Një ndër klubet më të interesuar për 18-vjeçarin është Bayern Munich që nuk po dorëzohet që të nënshkruajë me të. 

Por legjenda e Chelseat, Frank Lampard e ka këshilluar që të qëndrojë te Blutë e Londrës. 



"Duke qenë afër Chelseat, dua që Callum Hudson-Odoi të qëndrojë atje. Është një klub i madh, një klub fantastik. Ai duhet të qëndrojë dhe të punojë shumë për të marrë shanset për të luajtur në skuadrën e parë", deklaroi Lampard. /botaefutbollit.
Tap icon by Icons8

No comments