Breaking News

Kjo është data kur Leo Messi do të kthehet në ekipin kombëtar të Argjentinës


Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, pritet të kthehet në skuadrën e ekipit kombëtar të Argjentinës më 22 mars, kur do të luajë në ndeshjen miqësore kundër Venezuelës, pas pothuajse nëntë muajve jashtë kësaj skuadre.

31-vjeçari nuk ka përfaqësuar vendin e tij që nga disfata kundër Argjentinës me rezultat 4-3, në fazën e 1/8 të finales së Champions Leagues. Ai kishte vendosur që të përqendrohej te karriera e tij me Barcelonën.
Fillimisht kishte dyshime se ai mund edhe të pensionohet përfundimisht nga Kombëtarja e Argjentinës, mirëpo pastaj ishte raportuar se ai do të kthehej përsëri në ekipin kombëtar gjatë vitit 2019.
“Nuk flas shpesh me Messin, por kemi një lloj lidhje. Po tentojmë ta kthejmë atë në skuadër në vitin 2019, do të bisedojmë dhe jemi optimist se rezultati do të jetë pozitiv. Për ne, kjo është e rëndësishme. Çdo trajner do të donte ta stërviste atë, unë më shumë se të tjerët”, kishte thënë trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, në dhjetor.
Tap icon by Icons8

No comments