Breaking News

Isco djalit të Zidanit: Nuk luaj sepse jam i dobët

Isco u la në stol përsëri nga Real Madridi në ndeshjen e La Ligës kundër Espanyolit të dielën, pasi këtë herë, mesfushori spanjoll zgjodhi të bëjë shaka me mjerinë e tij.

Ai u tall me djalin e Zinedine Zidanit, Luka Zidanin, duke i thënë atij se nuk po luan për shkak se është i dobët.
Mesfushori magjik spanjoll nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin Santiago Solari dhe lidhja e tyre është duke u përkeqësuar seç ditë e më shumë.
“Unë nuk luaj sepse jam i dobët”, u kap Isco duke i thënë Zidanit në stolin e Real Madridit.
Në anën tjetër, edhe Isco edhe Gareth Bale iu bashkuan brohoritjeve të Espanyolit.
“Kush nuk kërcen është azulgrana [ngjyrat e Barcelonës]”, brohoriten ata derisa kërcyen në stolin e Madridit.
Tap icon by Icons8

No comments