Dybala: Champions League është synimi kryesor i Juventusit
Ylli i Juventusit, Paulo Dybala, ka konfirmuar se synimi kryesor i klubit italian për këtë sezon është triumfi në Champions League, pas dominimit që e ka pasur ky klub në Serie A gjatë shtatë vjetëve të fundit.
“Të gjithë e dinë sa i rëndësishëm është Cristiano Ronaldo për ne dhe çfarë përfaqëson ai për kundërshtarët tanë. Ai jep gjithçka, qoftë kjo në ushtrime ose në ndeshje dhe ai e jep një shembull të mirë për të rinjtë”, ka thënë Dybala.
“Unë do të thosha se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë në të njëjtin nivel. Sa i përket të së ardhmes, Neymari dhe mbi të gjitha Kylian Mbappe i kanë ato gjëra që nevojiten për të arritur në të njëjtin nivel me ta”.
“Champions League është synimi kryesor për ne këtë sezon dhe do të bëjmë gjithçka të mundur që ta fitojmë. Atletico Madrid është, bashkë me Liverpoolin, kundërshtari më i fortë që mund ta kishim pasur në shortin e kësaj faze”, përfundoi Dybala. /botaefutbollit/

No comments