Breaking News

Çmendet Messi, shikoni vallëzimin e pleshtit me gruan e tij (VIDEO)


Bashkëshortja e yllit të Barcelonës, Lionel Messit, Antonella Roccuzzo ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku shihen çifti duke vallëzuar për ta festuar Natën e Vitit të Ri.

Kapiteni i Barcelonës e përfundoi vitin 2018 me 51 gola të shënuar, dy më shumë se rivali i tij, Cristiano Ronaldo. Gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, ai i shënoi 15 gola në vetëm 15 ndeshje të La Ligës, si dhe gjashtë gola në katër ndeshje të Champions Leagues.
Barcelona luajti ndeshjen e fundit të vitit 2018 më 22 dhjetor, kundër Celta Vigos në La Liga. Pas kësaj ndeshjeje, Messi dhe bashkëlojtarët e tij shkuan për pushime për festat e fundvitit. /botaefutbollit/

Tap icon by Icons8

No comments