Chelsea gjen zëvendësuesin e Cesc Fabregas
Cesc Fabregas i dha lamtumirën Chelseat në ndeshjen kundër Nottingham Forest e vlefshme për FA Cup.
Mesfushori spanjoll do të transferohet te klubi francez, Monaco. Ai do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me klubin e drejtuar nga Thierry Henry.
Por Chelsea po mendon që të gjej zëvendësuesin e tij. Ai është mesfushori i Cagliarit, Nicolo Barella.
21-vjeçari ka një të ardhme të ndritur dhe mediat e vlerësojnë shumë si lojtar. /botaefutbollit/


No comments