Agjenti i Carrascos jep lajmin e madh për skuadrat që duan Carrascon
Ai ka konfirmuar se lojtari po kërkon largimin nga Superliga e Kinës, ku paraqitet me Dalian Yifang.
Deri para pak javësh Milan ishte skuadra që ishte më afër ta transferonte reprezentuesin e Belgjikës.
Por, së fundmi në garë për ish yllin e Atleticos është futur edhe skuadra e Inter, të cilët tashmë janë favoritët kryesorë për shërbimet e tij.
“Ka shumë interesim për Carrasco nga gjithë Evropa, sepse familja e tij po ka probleme me adoptimin në Kinë” ka thënë agjenti i lojtarit.

No comments