Breaking News

Xherdan ​Shaqiri befason fëmijët e vegjël me rastin e Krishtlindjeve (VIDEO)

Ylli i Liverpoolit me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, ka befasuar disa fëmijë të vegjël të cilët janë tifozë të tij për Krishtlindje. Shaqiri, bashkë me Andy Robertsonin dhe Mohamed Salahun i befasuan fëmijët në një shkollë në Liverpool.

Shaqiri, Salah dhe Robertson u fshehën, përderisa zvicerani me origjinë shqiptare i binte pianos. Fëmijët e vegjël flisnin për televizionin e Liverpoolit duke mos e pasur asnjë ide se prapa tyre ishin yjet e skuadrës së tyre të preferuar, transmeton Gazeta Express.
Madje, vizita, bisedat dhe përqafimet me treshen e Liverpoolit nuk ishin e vetmja suprizë për këta fëmijë, pasi që Shaqiri, Salah dhe Robertsoni kishin sjellë për të edhe disa dhurata për festën e Krishtlindjeve.
“Befasi e veçantë Krishtlindjeje për nxënës të vegjël të qytetit, të cilët nuk e prisnin këtë gjë”, shkruan Shaqiri në llogarinë e tij në Twitter dhe Instagram.

Tap icon by Icons8

No comments