Breaking News

Xavi përgëzon Modricin për fitimin e Topit të Artë

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka falënderuar mesfushorin e Real Madridit, Luka Modricin, i cili pasi e fitoi Topin e Artë ia dedikoi atë pjesërisht edhe spanjollit.

“Mbase ka pasur lojtarë tjerë që kanë mundur ta fitojnë atë [Topin e Artë] në vitet e fundit dhe mendoj se Xavi, [Andres] Iniesta dhe [Wesley] Sneijder e kanë merituar, por nuk ndodhi për ta”, pati thënë Modric.

Xavi i është përgjigjur duke e falënderuar dhe vlerësuar gjestin e kroatit.
“Më erdhi mirë që e dëgjova atë komentin e Modricit dhe e vërteta është se e vlerësoj shumë. Jam i lumtur që çmimin e mori ai, edhe pse mendoja se Messi do ta fitonte”, tha Xavi.
“Unë do t’ia jepja Messit çdo vit natyrisht, por nuk mund të ndodhë kështu”, shtoi spanjolli.
Tap icon by Icons8

No comments