Wanda Nara shpërthen në lot pas eliminimit të Interit nga Champions League (FOTO)
Dhimbja e Interit pas eliminimit të Ligës së Kampionëve u reflektua në sytë e bashkëshortes së kapitenit të zikaltrit, Mauro Icardit, e cila shpërtheu në lot hidhërimi sapo përfundoi ndeshja e mbrëmshme.
Interi u eliminua mbrëmë nga UEFA Champions League pasi që nuk arriti të mposhte dot PSV në shtëpi, pasi Tottenhami arriti të sigurojë një barazim në ndeshjen kundër Barcelonës.
Wanda është mjaft e lidhur me futbollin në Itali, pasi që para Icardit, ajo ishte e martuar me Maxi Lopezin, ish-lojtarin e Sampdorias, Milanit, Catanias dhe Napolit. Tani, ajo punon edhe si agjente e sulmuesit të Interit dhe bashkëshortit të saj, Mauro Icardit.




No comments