Solari i përgjigjet Ronaldos: Skuadra e Real Madridit është e mrekullueshme por edhe modeste
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka pretenduar se në Juventus ndihet më shumë si pjesë e një familjeje se në Real Madrid.
Mirëpo trajneri i klubit madrilen, Santiago Solari, i ka kthyer përgjigjen atij duke e mbrojtur përulësinë e skuadrës së tij.
“Përulësia është një virtyt i mrekullueshëm dhe skuadra e Real Madridit është e mrekullueshme, por edhe modeste”, tha Solari në konferencën për shtyp para ndeshjes së Champions Leagues kundër CSKA Moscow.
“Cristiano është në historinë e Real Madridit dhe ndjenjat e tij janë të tijat. Madridi është i mrekullueshëm në të gjitha aspektet dhe vlerat e këtij sporti. Ne punojmë shumë, stafi teknik, fizik, si dhe lojtarët. Të gjithë ne”, shtoi tekniku argjentinas. /botaefutbollit/

No comments