Paqe në Selman Stërmasi, Partizani dhe Kukësi ndajnë pikët
Partizani dhe Kukësi barazojnë në supersfidën e javës së 17-të të Kategorisë Superiore.
Edhe pse rastet e rrezikshme nuk munguan, kryendeshja e javës nuk është se prodhoi shumë emocion dhe rritmi i ndeshjes ishte në nivelin mesatar.
Portieri Alban Hoxha, ishte shpëtimtari i Partizanit, në 2 raste, teksa i mohoi golin Ethemit dhe brazilianit Melo duke mbajtur të paprekur portën.
Një barazim “pa zë”, në “Selman Stërmasi”, ku mungesa e tifozëve ndikoi drejpërdrejt në rritmin e ndeshjes. Në fund të dy skuadrat duket se u pajtuan me rezultatin, duke ndarë nga një pikë.

No comments