Mposhti Bournemouthin, Guardiola arrin 400 fitore në karrierë si trajner
Spanjolli sot ka fituar ndeshjen e 400-të nga 543 në karrierën e tij si trajner.
Ai ka drejtuar tre klube të madhe evropiane qe ka shkruajtur histori: 179 fitore me Barcelonën, 124 fitore me Bayern Munich dhe 97 me Manchester Cityn.
Cityzens fituan me rezultatin 3-1 ndaj Bournemouth në "Etihad Stadium", duke kryesuar renditjen e tabelës së klasifikimit me 38 pikë. /botaefutbollit/

No comments