Breaking News

Iniesta: Kështu do të jetë Barcelona pa Messin

Në një intervistë të dhënë për “Mundo Deportivo”, ish-kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta ka folur për shumë gjëra, mes të cilave për Leo Messin.

"Këtë sezon gjithçka po shkon mirë. Barcelona është në nivelin e përhershëm, me objektivat e paprekur të sezonit”, tha fillimisht Iniesta.
"Messi si mesfushor? Ai mund të bëjë atë që dëshiron. Në çdo pozicion, mund të jetë më i miri. Pastaj, ka ‘demarkime’ shumë specifike në qendër të fushës, që ndoshta janë tipologji të ndryshme nga ajo që është Leo. Por, ai mund të luajë ku dëshiron, sepse ia del të shënojë kaq shumë gola”.
"Barcelona pa Messin? Do të ndodhë, ashtu si çdo gjë tjetër në jetë. Dikush do të vijë dhe dikush do të largohet. Gjëja e rëndësishme është që, për sa kohë po luan, Messi është më i miri i mundshëm. Ajo që do të vijë nuk parashikohet dot, nuk thua nëse do të jetë e mirë, më e mirë apo më e keqe. Do të jetë ndryshe, por nuk duhet të jetë më keq. Do të jenë momente të tjera, herë të tjera, lojtarë të tjerë”, përfundoi Iniesta.
Tap icon by Icons8

No comments