Guardiola mbron Kloppin: Është një sport me shumë emocione
“Unë festova në atë mënyrë kundër Southamptonit. Kisha shumë emocione në ato momente. E di se pasi e bëra, nuk isha i lumtur që e kisha bërë. E kuptoj trajnerin e Evertonit, Marco Silvën, e kuptoj edhe ish-trajnerin e Southamptonit, Mauricio Pellegrinin, por kështu është futbolli”, tha Guardiola.
“Është një sport emocional, me gjithçka që ndodh në zemrën tënde dhe në mendjen dhe trupin tënd. Unë flas për vete, por duhet të tregosh respekt për të tjerët”, përfundoi spanjolli.

No comments