Breaking News

Florentino Perez i thur elozhe Modricit


Skuadra e Real Madridit ka mbajtur sot darkën e Krishtlindjeve në stadiumin "Santiago Bernabeu" dhe presidenti i klubit, Florentino Perez, gjatë fjalimit të tij, lavdëroi fituesin e Topit të Artë, Luka Modricin.

“Ne tanimë jemi të përqendruar që të fitojmë Kupën e Botës për Klube. Këta lojtarë janë tashmë pjesë e historisë dhe legjendës së Real Madridit”, ka thënë Perez.

“Një ndër ta është edhe Luka Modrici, fituesi i Topit të Artë dhe çmimit të FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit, i cili përfaqëson vlerat dhe talentin në skuadrën e Real Madridit”, deklaroi Perez.
Tap icon by Icons8

No comments