Fabregas: E ardhmja ? Do të shohim se çfarë do të ndodhë
Cesc Fabregas ka pranuar se roli aktual i tij te Chelsea nuk është ai që e dëshiron spanjolli, kështu duke rritur spekulimet për transferimin e tij në Milan.
“E di rolin tim. Fatkeqësisht nuk është ai që e dua”, tha Fabregas.
“Gjithmonë tentoj të bëj më të mirën edhe pse në këtë sezon ende nuk kam luajtur një ndeshje të plotë me skuadrën e parë”.
“Është një situatë e vështirë për mua. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi Fabregas. /botaefutbollit/

No comments