Breaking News

Arbër Zeneli me dedikim special për gjyshin e tij që ndërroi jetë

Anësori kosovar Arbër Zeneli ia ka dedikuar gjyshit të tij të ndjerë golin e realizuar në fitoren e skuadrës së tij Heereneveen 3-1 ndaj Sittard, të shtunën në ligën elitare holandeze, Eredivisie.

Ai ra në gjunjë dhe me duar të ngritur nga qielli e zbuloi fanellën e tij me mbishkrimin: “Babgjysh, këtë gol ta dedikoj ty”, me një zemër të vizatuar nën mbishkrim.
Zeneli shënoi gol nga penalltia, të dytin për Heerenveenin, në fitoren e kësaj të fundit ndaj Sittard në Eredivisie, dhe këtë gol ia kushtoi gjyshit të vet, i cili i vdiq në ditën kur Zeneli shkëlqeu në fitoren historike të Kosovës ndaj Azerbajxhanit në stadiumin "Fadil Vokrri". /botaefutbollit/
Tap icon by Icons8

No comments