Allegri: Serie A nuk ka përfunduar, rivalët e Juventusit janë...
Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri ka insistuar duke thënë se gara për titull ende nuk ka përfunduar në Serie A.
“Nesër do të jetë një ndeshje e bukur dhe e rëndësishme, është derbi i Italisë”, tha fillimisht Allegri.
“Ndeshja është si një ndeshje në Champions League. Ne do të përballemi me një skuadër që është rritur shumë në kohën e fundit”.
“Interi dhe Napoli janë rivalët tanë më të mëdhenj. Juventusi ende nuk e ka fituar ligën e Serie A-së, pasi është një rrugë e gjatë deri në fund”, përfundoi Allegri.

No comments