Ousmane Dembele konfirmon të ardhmen e tij
Ousmane Dembele është kthyer në një lojtar shumë i diskutueshëm te skuadra e Barcelonës. 21-vjeçari është vendosur kohët e fundit në qendër të kritikave për mënyrën e sjelljes dhe kapriçove të tij.Mesfushori francez ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga klubi katalanas. Megjithatë lojtari që u transferua nga Borussia e Dortmundit pas gjithë fjalëve të mediave tani duket se i ka dhënë një mesazh të qartë Barcelonës.
Sipas ESPN lojtari mendohet t’i jetë drejtuar klubit me fjalët: “Nuk dua të largohem nga Barcelona në janar”.
No comments