Breaking News

Luciano Spalletti flet për dëmtimin e Radja Nainggolan

Innteri u mposht mbrëmë në "Wembley" ndaj Tottenham Hotspur me rezultatin 1-0, e vlefshme për UEFA Champions League. Pas ndeshjes trajneri Luciano Spalletti foli për Sky Sport dhe u shpreh i mërzitur për këtë disfatë.

"Ne bëmë atë që duhej të bënim, përveç në një pjesë të ndeshjes. Rezultati është i keq, dhe ne duhet të luajmë herën tjetër dhe të shohim se çfarë ndodh. Ne nuk bëmë maksimumin për të shënuar gol. Ka disa vështirësi me këto skuadra dhe është normale, pasi ju jeni gjithmonë nën presion", tha fillimisht Spalletti.

Ai foli edhe për dëmtimin e Nainggolan, dhe se kur do të kthehet.

"Nainggolan? Është e vështirë ta shohësh atë të luajë kundër Romës. Në muskul ai kishte një problem të vogël. Ndoshta më duhej ta riparoja së pari dhe të kuptoja gjendjen e tij. Kemi humbur një zëvendësim, por ne biseduam me mjekët dhe ishte çdo gjë në rregull", deklaroi Spalletti. /botaefutbollit/
Tap icon by Icons8

No comments