Kafshoi në qafë ish-mesfushorin e Liverpoolit, FA dënon rëndë Johnson (VIDEO)
Federata Angleze ka dënuar mesfushorin e Derby County, Bradley Johnson me pesë ndeshje moslojë pasi kafshoi në qafë mesfushorin e Stoke Cityt, Joe Allen në ndeshjen e 28 nëntorit në kuadër të Championship.
Mirëpo gjatë ndeshjes, ish-mesfushori i Liverpoolit, Allen u kafshua në qafë në mënyrë të tmerrshme nga Johnson.
Stoke City shëno fitore 2-1 ndaj Derbyt, skuadër kjo që drejtohet nga legjenda e Chelseat, Frank Lampard.

No comments