Breaking News

IFFHS: Modric futbollisti më i mirë në botë


Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) e ka zgjedhur mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric, lojtarin më të mirë në botë dhe portierin e po të njëjtit klub, Thibaut Courtois, portierin më të mirë.
Pasi Modrici arriti t’i grumbullojë 272 pikë, 128 pikë më shumë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili renditet në pozitën e dytë, mesfushori kroat mori çmimin për lojtarin më të mirë në botë.
Ekspertë të futbollit nga 90 shtete të ndryshme kanë bashkëpunuar për të arritur deri te këto rezultate, dhe fituesi i çmimit është shpallur Modrici, i cili gjithashtu e ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë të UEFA-s dhe FIFA-s, si dhe është i nominuar për Topin e Artë.
Pas Modricit dhe Messit renditen: Eden Hazard (114 pikë), Kevin de Bruyne (36), Neymar (18), Paul Pogba (14), Christian Eriksen (10), Miralem Pjanic (7), James Rodriguez ( 7), Cristiano Ronaldo (5), Isco Alarcon (3), Jorge Luiz Frello 'Jorginho' (3), Kylian Mbappe (3), Ivan Rakitic (3), Philippe Coutinho (2), Toni Kroos (1) dhe Thiago Alcantara (1).
Në anën tjetër, portieri i Real Madridit, i cili u transferua këtë verë nga Chelsea, Courtois, është shpërblyer me çmimin për portierin më të mirë të vitit. Ai i ka gjithsej 181 pikë, 72 më shumë se Hugo Llorisi në pozitën e dytë.
Pas Courtois dhe Llorisit renditen: Gianluigi Buffon (59 pikë), Keylor Navas (58), Jan Oblak (49), Marc-Andre ter Stegen (49), Alisson Ramses Becker (36), David De Gea (33), Danijel Subasic (23), Manuel Neuer (20), Jordan Pickford (11), Kasper Schmeichel (9), Ederson (6), Samir Handanovic (4), Franco Armani (3), Igor Akinfeev (1), Guillermo Ochoa (1), Denis Onyango (1) dhe Yann Sommer (1).
Tap icon by Icons8

No comments