I pavdekshmi Zlatan, zbulohet sozia e suedezit (FOTO)
Zlatan Ibrahimovic duket se është një njeri i “pavdekshëm”. E kemi ndjekur suedezin i cili e quan veten e vet si një “Zot” disa herë në rrjetet sociale dhe në intervista live.Suedezi aktualisht luan në “Major League Soccer” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, një sportist me emrin Nihad Djedoviç duket se ka një ngjashmëri ekstreme me sulmuesin e “La Galaxy”, por luan në Gjermani me Bayern Munich.
Boshnjaku Nihad Djedoviç ushtron sportin e basketbollit edhe që kur ka vendosur të rriste flokët ai është bërë shumë i ngjashëm me suedezin. Megjithatë vetë basketbollisti e pranon që ka vetëm një Zlatan “unik” duke botuar një libër i quajtur “Unë nuk jam Zlatan”.


No comments