Breaking News

Çmendet Tottenham, kërkon 250 milionë euro për Christian Eriksen

Real Madrid e di se forma e mesfushorit kroat, Luka Modric nuk do të zgjasë gjithmonë, dhe ka filluar të kërkojë zëvendësuesit e tij.
Në krye të listës është Christian Eriksen, mirëpo Tottenhami kërkon një shumë të madhe për mesfushorin danez.
Galaktikët e shohin Eriksenin si kandidatin ideal  për mesfushë, mirëpo klubi londinez kërkon plot 250 milionë euro për të.
Kontrata e Eriksenit përfundon në vitin 2020, dhe nëse nuk rinovon ai do të futet në vitin e fundit të kontratës së tij në qershorin që vjen.

Tap icon by Icons8

No comments