Real Madrid merr vendimin përfundimtar për Santiago Solari
Santiago Solari nuk do të jetë trajner i Real Madridit në sezonin e ri.
Siç raporton "Goal", Santiago Solari nuk do të drejtojë skuadrën për sezonin 2019/2020, dhe po mendon datën se kur do të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin argjentinas.
‘Los Blancos’ po kalojnë një javë katastrofike pas dy humbjeve nga Barcelona (Kupa e Mbretit, La Liga) dhe eliminimit nga UEFA Champions League nga Ajax.
Ka disa emra në listën e Florentino Perezit për të zëvendësuar Santiago Solarin, ku njëri prej tyre është edhe Jose Mourinho.

No comments