Breaking News

Ronaldo ndihet krenar për çmimin: Jam i nderuar që kam marrë këtë trofe


Cristiano Ronaldo ditën e djeshme u shpall lojtari më i mirë për vitin 2018. Pas këtij çmimi ai u shpreh i lumtur duke falenderuar familjen e tij që i ka qëndruar afër.

“Është nder që e kam marrë këtë trofe. Dëshiroj të falënderoj familjen time, të dashurën time, djalin tim, shokët e mi, Jorge Mendesin dhe tërë stafin tim”, tha fillimisht Ronaldo.

“Ishte një vit i vështirë për mua, ku fitova shumë trofe, përfshirë Champions League, besoj që edhe ky duhet të jetë një vit i pabesueshëm përsëri”.

“Tani 2019-ta është Viti i Ri, ëndërroj që të fitoj edhe shumë trofe të tjerë me Juventusin, i cili është klubi i ri i imi tani. Jam person i cili i dëshiron sfidat, kështu që tani jeta e ime është në Torino dhe dëshiroj të fitoj sa më shumë që mundem me ta”, përfundoi Ronaldo. /botaefutbollit/
Tap icon by Icons8

No comments