Ky është topi që do të përdoret në fazën eliminatore të UEFA Champions League (FOTO)
UEFA Champions League ka publikuar topin që do të përdoret për fazat eliminatore.
Topi i prodhuar nga kompania Adidas që do të përdoret për fazat eliminatore është i përbërë nga yjet me ngjyrë të bardhë, ndërsa pjesa tjetër është e mbuluar nga ngjyrat e zjarrit, të kuqe, të portokalltë dhe të verdhë.
Përveç topit, në këtë fazë risi do të jetë edhe përdorimi i VAR-it. Vendimi u mor që të përdoret VAR-i, pasi në fazën e Grupeve kishte disa incidente.
Ndeshjet e fazës së 1/8 e finales do të fillojnë nga 12 shkurti, dhe do të përfundojnë më 13 mars.

No comments