Shikoni dhuratën luksoze të Icardit për ditëlindjen e bashkëshortes së tij (VIDEO)
Mauro Icardi vazhdon të surprizojë gruan e tij, dhe jo me dhurata dosido. Sulmuesi argjentinasi i ka dhuruar Wanda Narës një makinë Bentli të zi.
Makina ka qenë e zbukuruar për ditëlindjen e bashkëshortes së tij, dhe vetë ajo e ka postuar në profilin e saj në Instagram.
Vetëm pak javë më parë, kur kapiteni i Interit i dhuroi të gjithë shokëve të skuadrës nga një orë “Rolex”, Wanda shkruante se asaj nuk i kishte blerë as edhe një byzylyk druri.

No comments