Julen Lopetegui merr drejtimin e Romës ?
Ish trajneri i Real Madridit dhe Spanjës, Julen Lopetegui raportohet se është në listën e Romës si zëvendësues i mundshëm i Eusebio Di Francesco.
Sipas Il Tempo, Roma është “duke konsideruar” disa alternativa për Di Francescon, pozita e të cilit nuk është e sigurt pas rezultateve të dobëta në Serie A dhe humbjes kundër Viktoria Plzen.
Gazeta ka shpjeguar që emri i ri në listën e ngushtë të Giallorossi është Lopetegui, i cili për momentin është pa punë.
Basku kishte udhëhequr Spanjën drejt kualifikimeve në Botëror por u shkarkua pasi u bë trajner i Realit por u shkarkua në tetor shkaku i rezultateve të dobëta.

No comments