EKSKLUZIVE: Manchester United është e gatshme të paguajë klauzolën e Pochettinos te Tottenham Hotspur
Manchester United është e gatshme të paguaj 40 milionë paund për të bërë Mauricio Pochettino trajnerin e tyre të ardhshëm.
Drejtuesit e klubit nga "Old Trafford" ka vendosur që trajneri i Tottenhamit të jetë kandidati i vetëm për të zëvendësuar Jose Mourinho verën e ardhshme.
United janë 18 pikë larg liderëve të Premier Leagues, Manchester City dhe Mourinho e di se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në "Old Trafford". /botaefutbollit/

No comments