E bujshme / Wanda Nara zbulon të ardhmen e Mauro Icardit (FOTO)
Mauro Icardi mesa duket do të vazhdojë të udhëheq Interin si kapiten. Sulmuesi argjentinas është lidhur me një kalim te gjigandi spanjoll, Real Madrid, por menaxherja, njëkohësisht edhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara ka zbuluar një detaj të rëndësishëm.
“Është ora 00:30 dhe jam ende duke lexuar faqet e rinovimit të kontratës”, shkruan ajo në “Twitter”.
Aktualisht bomberi argjentinas përfiton 4.5 milionë euro në sezon dhe kjo shifër pritet të rritet deri në 6 milionë. Kontrata e tij me Interin skadon në vitin 2021, por rinovimi pritet t’i shtojë atij edhe një vit tjetër. /botaefutbollit/


No comments