Breaking News

Shikoni si duket shtëpia e Cristiano Ronaldos për Krishtlindjet (FOTO)

Do jetë një krishtlindje e veçantë për Cristiano Ronaldon dhe familjen e tij. Ndryshe nga vitet e tjera, kësaj herë ai do të jetë në Itali, Torino. Dhe atmosfera festive ka mbërritur në shtëpinë e portugezit.
Këtë na e ka zbuluar partnerja e yllit portugez, Georgina Rodriguez nëpërmjet një foto në profilin e saj në Instagram.
Fituesi i pesë herë i “Topit të Artë” ka blerë zbukurimet në Adisco, që jep 100% të fitimit në Spitalin Regina Margherita.
“Kaluam shumë bukur teksa po dekoronim shtëpinë. Ishte shumë qejf, por gjithashtu ishte dhe kënaqësi që të kontribuosh për një kauzë të mirë”, shkruan Georgina .
Tap icon by Icons8

No comments