Cardiff fitoi me përmbysje ndaj Wolves, shikoni supergolin e shënuar nga Hoilett (VIDEO)
Cardiff City fitoi me përmbysje ndaj Wolverhamptonit nga 0-1 në 2-1 në kuadër të javës së 14-të në Premier League.
Për Wolverhamptonin golin e vetëm e shënoi Matt Doherty, kurse në pjesën e dytë Cardiff shënoi dy gola, të parin me Aron Gunnarsson dhe në minutën e 77' Junior Hoilett shënoi një supergol, që ishte edhe goli i fitores për vendasit.
Cardiff City renditet në vendin e 15 në tabelën e klasifikimit me 11 pikë, kurse Wolverhampton në vendin e 11 me 16 pikë.

No comments