4 derbi të fituar ndaj Tiranës apo titullin ? Shikoni si përgjigjet presidenti Demi pas ndeshjes
Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi pas ndeshjes foli për triumfin në derbi ndaj Tiranës.
"Nuk është se kemi gjetur çelësin e sukesit. Kemi skuadër më të fortë më të impenjuar. Do vazhdojmë të fitojmë me Tiranën. Titulli? Do duket pasi të mbarojë faza e dytë. Më pas do shohim.
"Besimi te Hebaj? Për deri sa i kemi marrë gjithmonë kemi pasur besim. Që në momentin e parë. Ai sot e shpërbleu në fushë punën e vet. Më mirë 4 derbi apo titullin? Patjetër titulli. Derbi ka ngelur si moral. Nuk është ndonjë qamet i madh", përfundoi Demi. /botaefutbollit/

No comments